Flash News

KRYESORE

Teuta me revolucion, zyrtarizon dy largimet e sulmuesve

Teuta me revolucion, zyrtarizon dy largimet e sulmuesve

Teuta ka mbyllur bashkëpunimin me dy sulmuesit kryesorë të skuadrës. Nikac nuk ishte i vetmi që la skuadrën durrsake në janar, pasi të njëjtën rrugë ndoqi dhe Basid Khalid. Ky i fundit la skuadrën pa shënuar asnjë gol dhe me shumë mundësi do të rikthehet sërish në kampionatin kosovar të futbollit.

Emri tjetër që i jep fund aventurës me durrsakët është Uendi Vecaj. Shkodrani nuk do të jetë pjesë e bregdetarëve për pjesën e mbetur të sezonit dhe me shumë mundësi do të rikthehet në shtëpi me Vllazninë që e pret krahë hapur.

Klubi doli me njoftim zyrtar dhe ishte një lëvizje e papritur duke ditur se shkodrani po drejtohet nga Edi Martini. Një trajner që ka origjinën e tij po nga qyteti i Shkodrës.

Të fundit