Flash News

KRYESORE

Teuta në sulm: Gjyqtarë, kujdes! Shihni faullet e Tiranës

Teuta në sulm: Gjyqtarë, kujdes! Shihni faullet e Tiranës

Teuta ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarëve për arbitrimin në ndeshjen kundër Tiranës. Michael Ngoo duket se ka bërë faulle që nuk janë ndëshkuar dhe kjo nuk u ka pëlqyer drejtuesve të klubit durrsak.

Ata kanë dalë me reagim zyrtar duke kërkuar dënimin e lojtarëve të Tiranës. “KF Teuta dhe tifozët janë shumë të irrituar për veprimet e lojtarit me ngjyrë të Tiranës, Michael Ngoo, i cili me goditjet e tij me bërryla i ka shkaktuar fraktura tre lojtarëve tanë.

"I bëjmë me dije komisioneve pranë FSHF-së, që të shikojnë pamjet filmike, dhe të marrin masa për këtë lojtar mostër në fushë, që i ka të përsëritura këto gjeste. Gjithashtu i bëjmë thirrje arbitrave, që ta kenë më shumë në vëmendje këtë lojtar me ato gjeste të shëmtuar me dashje në fushë”, thuhet në reagimin e klubit të Teutës.

Të fundit