Flash News

KRYESORE

Tevez tregon ndryshimin: Messin nuk e kam parë kurrë në palestër, Ronaldon e gjen atje 2 orë para stërvitjes

Tevez tregon ndryshimin: Messin nuk e kam parë kurrë në

Futbollisti argjentinas, Carlos Tevez, i cili ka luajturat krah Ronaldos tek “dajtë e kuq” dhe krah Messit në kombëtaren argjentinase, ka folur së fundmi për ndryshimet mes dy futbollistëve të cilët konsiderohen si më të mirët në botë.

Ai  është shprehur se “pleshtin” nuk e ka parë ndonjëherë në palestër dhe se gjithçka te ai është natyrale.

“Nuk e kam parë kurrë Messin në palestër apo të bëjë ushtrime teknike. Ajo që bën ai është gjithçka natyrale. Sigurisht që në goditjet e 11-metërshave është stërvitur. Tani i dërgon të gjitha në cep”, ka theksuar ai.

Ndërkohë për Ronaldon Tevez ka thënë se ai është i fiksuar të jetë gjithmonë më i miri dhe stërvitet shumë për të arritur atë që do.

“Ronaldo, nga ana tjetër, shkon gjithnjë në palestër pas stërvitjes. Ai e ka fiksim të jetë më i miri në gjithçka. Mbërrin gjithmonë para kohe në stërvitje. Kur stërvitja ishte lënë në orën 9 të mëngjesit, unë mbërrija në 8 dhe e gjeja aty, sepse kishte ardhur që në 7:30. Pyesja veten: Si mund t’ia hedh këtij tipi? Një ditë shkova në 6, por prapë e gjeta aty”, është shprehur Carlos Tevez.

Të fundit