Flash News

KRYESORE

"Teza e shërimit të sëmundjeve nga droga, kriminale", Nishani: Kontrolli i mafies mbi shtetin po shfaqet hapur

"Teza e shërimit të sëmundjeve nga droga, kriminale",

Ish-presidenti Bujar Nishani teksa ka komentuar propozimin e qeverisë për te legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore, shprehet se kontrolli i mafies mbi politikën dhe shtetin po shfaqet hapur.

Përmes një reagimi në Facebook, Nishani i cilëson qesharake dhe kriminale tezën e shërimit të sëmundjeve nga droga, ndërsa shton se po ndërtohet imazhi i një narkoshteti për vendin tonë.

Reagimi i plotë:

Mafia ndërkombëtare dhe kontrolli i saj mbi politikën dhe shtetin shqiptar tashmë po shfaqet hapur !

Mafia ndërkombëtare pasi ja arriti të krijoi një narkoqeveri në Shqipëri, pasi degradoi dhe degjeneroi institucionin më të lartë të përfaqësimit të popullit shqiptar, Parlamentin, pasi hodhi bazat e një narkorregjimi, tashmë po përgatitet të ndërtoi imazhin ndërkombëtar të një narkoshteti për Shqipërinë.

Platforma antishqiptare e copëtimit të territoreve në Kosovë, “bosnjezimit” të Shqipërisë, rikrijimit të “Jugosllavisë së Re” me qendër Beogradin, tashmë pasohet me platformën për legalizimin e kanabisit fushave, kodrave e maleve të Shqipërisë.

Çirakët rrogëtar shqipfolës të Mafias ndërkombëtare janë hedhur në një propagandë të egër trushplarëse ndaj shqiptarëve.

Tezat e ; shërimit të sëmundjeve prej drogës, pasurimit të shqiptarëve prej kanabisit, zhvillimit të ekonomisë prej helmit, nuk janë veçse qesharake por thellësisht kriminale.

Helmimi i mijëra fëmijëve të tyre është “përfitimi” i vetëm për familjet shqiptare, vrasjet dhe ekzekutimet mes grupeve rivale është “biznesi” që do të shkëlqej mes nesh, zhdukja e çdo prodhimi agrobujqësor shqiptar është dhurata për pengmarrjen e ekonomisë së vendit.

Përfitimi do të jetë i madh, padyshim, por veç për Mafian dhe rroga të majme për çirakët e saj shqipfolës. Jeta e fëmijëve të shqiptarëve është një “zero” me bisht për ta. Është koha t’ju japim vendin e merituar !

S’ka Mafie në botë që të dalë më e fortë se një popull i tërë. Edhe kur Mafia ka në shërbim gangsterrë mbi kurrizin e popullit !#TëNdryshojmëShqipërinë 🇦🇱

Të fundit