Flash News

KRYESORE

Teza për bojkotin e parlamentit në shtator, Shehi: Nëse ndodh, opozita ka vetëm dy zgjidhje

Teza për bojkotin e parlamentit në shtator, Shehi: Nëse ndodh,

Aleati i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi është kundër bojkotit të parlamentit nga deputetët e opozitës.

Kreu i LZHK-së mendon se kjo nuk është rruga e duhur, pasi sipas tij ‘një ushtari të mirë i duhet edhe shpata, i duhet dhe mburoja dhe ushta’.

“Nuk është kjo më e rëndësishme, sepse një ushtari të mirë i duhet edhe shpata, i duhet dhe mburoja dhe ushta. Ti heqësh një nga armët kjo nuk ka asnjë vlerë”, ka pohuar ai për IN Tv.

Por nëse opozita vendos bojkotin e Kuvendit për kreun e LZHK-së Dashamir Shehin ka vetëm dy rrugë. “Kur do të abandonësh parlamentin duhet të mendosh ose të shkosh në zgjedhje ose të dalësh ne rrugë të mbash një revolucion demokratik”, përfundoi Shehi.

Vendimi për bojkotin ose jo të parlamentit nga opozita e bashkuar do të merret në nisje të sesionit të ri kuvendor.

https://www.youtube.com/watch?v=8n9ZwZnXRdU

Të fundit