Flash News

KRYESORE

Tha se nuk ndodhi asgjë jashtë studios, del video e përplasjes fizike të burrit të Besa Shahinit me kandidatin e Vetëvendosjes

Më 12 shtator u raportua në media se dy të ftuar të emisionit ‘Pressing’ në T7 në Kosovë jo vetëm ishin përplasur verbalisht në studio, por sherri kishte vijuar edhe me përplasje fizike jashtë saj.

Ishin kandidatët për deputetë, Dardan Molliqaj i PSD-së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes ata të cilët janë përleshur fizikisht pas emisionit.

Ndonëse Molliqaj, i cili është edhe bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, e kishte mohuar përmes rrjeteve sociale se është përleshur fizikisht, në fakt pamjet filmike tregojnë të kundërtën.

Në video shihet se si Haki Abazi është sulmuar nga kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, dhe shoqëruesi i tij.

Në video ka qenë i pranishëm edhe Rexhep Hoti. Zyrtari i PDK-së ishte deklaruar për media se nuk ka qenë prezent kur ka ndodhur incidenti për të cilin fliste Abazi.

Shihni videon:

Të fundit