Flash News


KRYESORE

Tha se Tv Klan e largoi nga puna me një SMS, Alesia Bami rrëfen nga Top Channel: Punoja pa kontratë prej një viti e gjysmë

Tha se Tv Klan e largoi nga puna me një SMS, Alesia Bami rrëfen nga

Balerina Alesia Bami është rikthyer sërish në emisionin e pasdites në Top Channel, ku ka rrëfyer kushtet në të cilat ka punuar në emisionin ‘Stop’ në tv Klan.

Ajo ka treguar se prej një viti e gjysmë bashkëpunimi nuk ka nënshkruar asnjë kontratë pune me televizionin.

“Prej një viti e gjysmë nuk kisha një kontratë, ku më tregonte se jam pjesëmarrëse në atë emision dhe une s'kisha kushte ndaj tyre.

E kam kërkuar kontratën dhe nuk më janë përgjigjur. Jam ndjerë keq, kur më thanë se nuk jam më pjesë e Stop pasi dola në emisionin e pasdites në Top Channel.

Mua nuk më është bërë asnjëherë vërejtje se kam dhënë intervista. Ne kemi patur marrëdhënie shumë të mira me kolegët, s’kam patur asnjëherë konflikte me stafin”, u shpreh Alesia.

Sipas Alesia Bamit shkak për largimin e saj nga puna me një SMS u bë fakti se ajo pranoi të ishte e ftuar disa ditë më parë në emisionin e pasdites “Ftesë në pesë” në Top Channel.

Të fundit