Flash News

KRYESORE

I tha vëlla ish-burrit, reagon Klaudia Pepa: Fjalët që më dalin nga zemra nuk janë asnjëherë të gabuara

I tha vëlla ish-burrit, reagon Klaudia Pepa: Fjalët që më

I ftuar në studion e Rudines, Albi Nako veç të tjerash u pyet dhe për marëdhënien me ish-bashkëshorten, balerinën e famshme Klaudia Pepa. Ai u shpreh se vazhdonin të kishin raporte të mira pavarërisht ndarjes dhe kjo deklarate u përforcua nga nje video mesazh i Klaudias , e cila e cilësonte si “vëllai im i madh”.

Menjëhere pas kësaj deklarate pati pafund reagime në rrjetet sociale, të cilat kritikonin ashpër këtë mënyrë të shprehuri të Klaudias. Kjo, ndoshta ishte arsyeja që e bëri atë të shprehet sot kështu: “Për ata që nuk e kanë kuptuar…Një vëlla është miku që ta jep natyra. Një vëlla është i afërt si duart dhe këmbët. Unë e përkufizova Albin si një familje sepse e tillë është për mua. Nëse fjalët më dalin nga zemra nuk janë asnjëherë të gabuara”.

 

Të fundit