Flash News

KRYESORE

Thaçi e ftoi në debat televiziv, Berisha: “Nuk flas me argatin shqipfolës albanofob”

Thaçi e ftoi në debat televiziv, Berisha: “Nuk flas me argatin

Presidenti i Kosovës, Thaçi kërkoi të enjten ballafaqim televiziv me Berishën në emisionin ‘Të Pakespozuarit, pasi ish-kryeministri ka paraqitur një sërë argumentesh kundër idesë së presidentit kosovar për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një prononcim për gazetën Express, Berisha ka sqaruar se refuzon ftesën e Thaçit për debat televiziv me të, duke shtuar se më parë do të dilte në debat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Udhëheqësin serb, Berisha e ka cilësuar ‘padron’ të Thaçit. “Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit. Këtë e kam shprehur edhe më parë”, ka thënë Berisha.

Të fundit