Flash News

KRYESORE

Thaçi i përgjigjet Vuçiçit: Ka hyrë nga tavani në selinë e OKB-së

Thaçi i përgjigjet Vuçiçit: Ka hyrë nga tavani

Nuk vonoi shumë dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu përgjigj homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç, pasi ky i fundit tha se nuk po e takonte dot, sepse shëtiste korridoreve të selisë së OKB-së.

Thaçi, i nxitur nga një polic me prejardhje nga Kosova që po ruan hyrjen e selisë së OKB-së, deklaroi për Radio Televizionin e Kosovës, se ndihet mirë kur e di që Vuçiç ka hyrë në selinë qendrore “përmes njerëzve të Kosovës”.

“Mua më vjen mirë që Vuçiç ka hyrë në dyert e OKB-së përmes njerëzve të Kosovës, ndërsa në anën tjetër dëshiroj të theksoj se këto që thotë Vuçiç janë qesharake. Nëse ai ka hyrë nga tavani në selinë e OKB-së, ne kemi hyrë nga dera”, tha Thaçi.

Takimi mes dy liderëve pritet nga drejtuesit e shteteve të tjera, të cilët në javët e fundit kanë bërë thirrje për bisedime dhe zgjidhje të konfliktit mes të dyja vendeve. Por takimi mes të dyve ende nuk ka ndodhur, ndërsa lideri serb nuk i kurseu ironitë për mosrealizimin tij.

Të fundit