Flash News

KRYESORE

Thaçi “jo” zgjedhjeve, Mustafa pritet të mandatohet për krijimin e Qeverisë së Kosovës

Thaçi “jo” zgjedhjeve, Mustafa pritet të mandatohet

Kosova nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit në Kuvend me mocion mosbesimi. Të mërkurën, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mblodhi liderët e të gjitha partive parlamentare për të diskutuar mbi skenarët e mundshëm për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Pas diskutimeve, ku pothuajse të gjithë krerët e partive deklaruan kundër zgjedhjeve, Thaçi u shpreh se do të mandatojë një parti të re për krijimin e qeverisë.

“Unë do t`i jap mandatarin çdo partie apo koalicioni për të krijuar qeverinë e re. Nuk e propozoj unë kandidatin për Kryeministrin. Ai duhet të propozohet nga qeveria që do të ketë gjasa të krijojë qeverinë e re. Unë konstatoj shumicën e deputetëve për krijimin e qeverisë së re”, tha Thaçi. Ndërkohë Albin Kurti dhe partia që ai drejton nuk dërguan përfaqësues në mbledhjen e thirrur nga Hashim Thaçi.

Ndërkohë nga sot i është hequr dhe e drejta për mandatim Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re. Kjo parti e ka quajtur “shkeleje të Kushtetutës” nga Presidenti vendimin për të mos shpallur zgjedhjet e parakoshme. Megjithatë, duket se kriza do të jetë kushtetuese pasi gjasat janë që Vetëvendosja t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të dhënë një gjykim për vendimin e Presidentit Thaçit për mandatimin e një partie të re (pritet të jetë LDK) për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/548529875805424/

Të fundit