Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Thaçi kritika Komisionit Evropian: Është i fokusuar vetëm te Serbia; mesazhi im për Ramën është i qartë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vijuar me akuzat kundër Komisionit Evropian për shkak të hezitimit për të lejuar lëvizjen e lirë të kosovarëve në vendet e Bashkimit Evropian. Në një intervistë për ‘Der Standard’, Thaçi ka theksuar se Prishtina i ka realizuar 94 nga 95 kushtet e kërkuara, por Komisioni ende nuk e ka dhënë dritën jeshile për liberalizimin, ndërkohë që është i fokusuar vetëm te Serbia.
Sa i përket dhënies së shtetësisë shqiptare për qytetarët e Kosovës, Thaçi e konsideroi këtë një të drejtë bazuar në ligjet e të dyja vendeve. Ai tha se mesazhi i tij për kryeministrin Edi Rama është i qartë dhe se kosovarëve nuk mund t’u mohohet ajo që u lejohet serbëve dhe malazezëve në Kosovë.
Standardi: Ju keni propozuar që kosovarët të pajisen me nënshtetësi të Shqipërisë. Pse?
Presidenti Thaçi: Kosova është lënë në izolim, ende nuk ka liberalizim të vizave. Propozimi im është në pajtim të plotë me ligjet e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ata kanë të drejtën e dyshtetësisë, ashtu siç kemi edhe ne. Është me të vërtetë një absurditet që studentët dhe njerëzit e biznesit që kanë nevojë të udhëtojnë, të pengohen nga ushtrimi i të drejtës së tyre elementare. Komisioni Evropian ka qenë i padrejtë ndaj Kosovës. Prandaj, qytetarët janë duke humbur besimin që Komisioni Evropian mund të ketë ndonjë agjendë pozitive për Kosovën.
Standard: Nëse ka liberalizim të vizave, atëherë kosovarët nuk do të kenë nevojë për shtetësi shqiptare. Apo ju dëshironi që, pavarësisht kësaj çështjeje, të gjithë kosovarët të pajisen me shtetësi shqiptare?
Thaçi: I mbetet kosovarëve të vendosin nëse dëshirojnë dyshtetësi apo jo. Por, nëse Komisioni Evropian vazhdon me këtë izolim, madje edhe duke e dënuar Kosovën, atëherë ka mundësi që të ndodhi kjo. Kosova ka përmbushur plotësisht 94 nga 95 kriteret për liberalizim të vizave. Ne kemi qenë lojalë, por përmbushja e këtyre kritereve nuk është shpërblyer nga Komisioni Evropian. Komisioni Evropian është i fokusuar vetëm në Serbi dhe është i shqetësuar vetëm për Serbinë, por jo edhe për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. BE-së i duhet lidership kur janë në pyetje politikat e integrimit dhe të zgjerimit.
Standard: Për liberalizmin e vizave ende nuk është ratifikuar marrëveshja kufitare me Malin e Zi. Vetëm kur kjo të ndodhë, Kosova do të ketë një shans për të marrë një liberalizim.
Thaçi: Kosova dhe Mali i Zi janë partnerë strategjikë dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Demarkacioni nuk është një mosmarrëveshje midis Kosovës dhe Malit të Zi, por një çështje e brendshme politike këtu në Prishtinë. Ne kemi qenë të befasuar kur Komisioni Evropian e ka vendosur atë si kusht. Por, ratifikimi i demarkacionit nga një kusht u shndërrua në një kurth për Kosovën.
Standard: Pra, nuk mendoni se Kosova do të jetë në gjendje të ratifikojë së shpejti këtë marrëveshje?
Thaçi: Unë shpresoj që kjo të ndodh së shpejti në Parlament, por ende nuk kemi datë për këtë çështje. Por, ne mbesim të shqetësuar sepse lehtë mund të ndodhë që edhe përkundër ratifikimit të demarkacionit, Komisioni Evropian do të hezitoj të përmbyll me sukses procesin e liberalizimit të vizave.
Standard: Propozimin tuaj që kosovarët të pajisen me shtetësinë shqiptare, a e keni diskutuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën?
Thaçi: Nëse një shtet lejon shtetësinë e dyfishtë, kjo është e drejta e qytetarëve. Serbët e Kosovës kanë nënshtetësinë e Serbisë, malazezët e Kosovës kanë nënshtetësinë e Malit të Zi. Shumica e elitës politike, e medieve nga Kosova tashmë kanë nënshtetësi të Shqipërisë. Pse mos të kenë edhe studentët, biznesmenët dhe qytetarët? Nuk është kjo më një çështje politike, por një nevojë praktike dhe janë në pyetje të drejtat e njeriut. Unë nuk jam nostalgjik kur është në pyetje Jugosllavia e Titos, por para 30 – 40 vjetëve ne kemi lëvizur më të lirë sesa sot. Është një padrejtësi e madhe që po ndodh këtu edhe pse jemi shtetit më pro-evropian në Ballkan.
Standard: A keni folur me kryeministrin Rama për këtë çështje?
Thaçi: Mesazhi im ishte i qartë për të gjithë.
Standard: Para disa javëve kam folur me kryeministrin Rama dhe ai tha se menaxhimi i kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë më i lehtë. A do të thotë kjo se njerëzit që udhëtojnë midis Shqipërisë dhe Kosovës mund ta bëjnë këtë pa kontrolle kufitarë?
Thaçi: Kjo është në përputhje me rregullat e BE-së. Bëhet fjalë për një menaxhim të integruar të kufijve. Këto nuk i kemi vendosur vetëm në kufi me Shqipërinë, por edhe me Malin e Zi dhe me Serbinë. Ne dëshirojmë kufij të hapur ndërmjet të gjitha vendeve dhe jo atë që po bën BE-ja, domethënë ndërtimin e mureve mentale. Derisa BE-ja mundohet t’i jap leksione presidentit amerikan, Trump-it, për ndërtimin e murit, ajo vetë po ndërton mure mentale në Evropën Juglindore. Këto mure mentale janë edhe më të rrezikshme sesa ndarja fizike e njerëzve.
Standard: Nëse të gjithë kosovarët kanë shtetësi shqiptare, atëherë ata mund të votojnë të gjithë në Shqipëri dhe kjo do të rriste shqetësimin për një Shqipëri të Madhe. Kjo, nga ana tjetër, do të çonte në shqetësimin se mund të kishte diçka si Serbia e Madhe, e cila do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës. A nuk do të çonte kjo në paqëndrueshmëri në Ballkan?
Thaçi: Serbët e Bosnjës, tashmë kanë nënshtetësi serbe dhe kroatët e Bosnjës kanë shtetësi kroate. Pse duhet të përjashtohen kosovarët nga kjo? Është në përputhje me Kushtetutën. Ekziston edhe mundësia që qytetarët nga vendet fqinje të pranojnë shtetësinë kosovare. Nuk ka të bëjë me ndryshimin e kufijve, por me lirinë e lëvizjes dhe të drejta të garantuara nga kushtetuta.
Standard: Pra, nuk ka të bëjë me Shqipëri të Madhe?
Thaçi: Jo, kjo s’ka lidhje me Shqipërinë e Madhe, por ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, me një të drejtë (elementare) të njeriut. Ne jemi dëshmitarë se Komisioni Evropian po e shpërblen vetëm Serbinë. Dhe, kjo ndodh në një kohë kur njerëzit e dënuar nga Tribunali për Jugosllavinë, pas kthimit të tyre në Serbi, po shpërblehen me pozita më të larta në institucione shtetërore. Serbia po bën përparim në negociatat me BE-në jo për shkak se po plotëson standardet evropiane, mirëpo sepse po shantazhon BE-në me "kartën ruse". Për më tepër, Serbia nuk zbaton marrëveshjet e arritura në dialogun me Kosovën. Dhe, prapëseprapë, ajo shpërblehet.
Standard: Kur do të ndodhë hapi tjetër në dialogun me Serbinë?
Thaçi: Pas zgjedhjeve lokale. Dialogu nuk ka alternativë. Ne duam të përfundojmë me një marrëveshje historike perfundimtare procesin e normalizimit dhe te pajtimit.
Standard: Pra, dialogu mund të rifillojë këtë vit?
Thaçi: Shpresoj!
Standard: Ka shumë thashetheme për veriun e Kosovës. Ekziston edhe qëndrimi në Serbi se Kosova e veriut, e cila është kryesisht e banuar nga serbët, do t’i bashkohet Serbisë nën një marrëveshje të tillë. A është Kosova e gatshme të heqë dorë nga veriu i Kosovës?
Thaçi: Një herë e përgjithmonë ne duhet të shohim se ndarja e njerëzve përgjatë vijave etnike nuk është zgjidhje. Kosova është shtet sovran dhe ka integritetin e saj territorial. Ndryshimi i kufijve nuk mund te ofroj zgjidhje te qëndrueshme, pavarësisht faktit se shqiptaret ne rajon jetojnë ne pese shtete te ndryshme. Por, ndarja ne vija etnike, nuk është një zgjidhje. Duhet të punojmë për një model evropian me kufij të hapur në një rajon, dhe te gjitha shtetet e Ballkanit te integrohen ne BE.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38