Flash News

KRYESORE

Thaçi lajmëron se Kosova nuk do marrë pjesë në samitin në Sarajevë: Sjellja e Bosnjës antievropiane

Thaçi lajmëron se Kosova nuk do marrë pjesë në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se Kosova nuk do të marrë pjesë në samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) në Sarajevë.

Njoftimin kreu i shtetit kosovar e bëri me një postim në Facebook. Ai tha se arsyeja e mospjesëmarrjes është “ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje e Hercegovinën dhe për njohje reciproke. Por, fatkeqësisht, ky vullnet i ynë është keqpërdorur në vazhdimësi, njësoj sikurse tani me rastin e organizimit të SEECP-së nga Bosnja e Hercegovina. Minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse”, shkruan Thaçi në Facebook.

Presidenti Thaçi thotë se sjellja e Bosnjës karshi Kosovës është e papranueshme dhe paradoksale.

“Përfaqësuesit e saj aplikojnë praktika tërësisht antievropiane, që nuk dallojnë me ato të Serbisë. Me një qasje të tillë destruktive, bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor mbetet një parakusht i paarritshëm në rrugën për anëtarësim në BE" deklaroi presidenti kosovar.

Të fundit