Flash News

KRYESORE

Thaçi: Letrat e Trump kanë skicuar dialogun, kam besim te njohja nga Serbia

Thaçi: Letrat e Trump kanë skicuar dialogun, kam besim te njohja nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një kundërpërgjigje ndaj Albin Kurtit, kryeqeveritarit të ri të Kosovës, mbi temën e dialogut Kosovë-Serbi.

Me një reagim në Facebook, Thaçi shprehet i sigurt se dy njerëz kyç në procesin e dialogut me Serbinë do të sjellin suksesin. Ata janë Presidenti Donald Trump dhe ambasadori Richard Grenell.

"Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke", shprehet Thaçi.

"Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell, jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, shton ai.

Albin Kurti, ndryshe nga presidenti i Kosovës, ka kërkuar që qeveria e tij të ketë rol kryesor në dialog, pa u ndikuar domosdoshmërisht nga SHBA.

Të fundit