Flash News

KRYESORE

Thaçi: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për kufijtë do të vendoset me referendum

Thaçi: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë sa i takon çështjes së kufijve do të vendoset me referendum.

Në një intervistë për emisionin ‘Klan’, Thaçi do të jetë e koordinuar së bashku me SHBA-së dhe BE-në.

“Marrëveshje që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e koordinuar 100 për qind me SHBA-të dhe BE-në. Dhe ajo marrëveshje do të bartet jo vetëm nga një individ, por përmes parlamentit të Kosovës dhe në fund apo paraprakisht do të ketë referendum. Qytetarët e Kosovës do ta vendosin vetë  marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe pyetja do të jetë shumë e thjeshtë: Jeni që Kosova të anëtarësohet në NATO, BE, OKB dhe institucione ndërkombëtare duke respektuar marrëveshjen Kosovë-Serbi për njohje reciproke? Po, Jo?”, tha Thaçi.

Të fundit