Flash News

KRYESORE

Thaçi ndryshon mendje: Jam kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Thaçi ndryshon mendje: Jam kundër ndryshimit të kufijve të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka një tjetër mendim tani sa i përket kufijve të vendit. Në një intervistë për gazetën spanjolle “La Vanguardia”, ai u ndal tek ideja e marrëveshjes me Serbinë për këmbimin e territoreve.

“Ideja nuk është e imja. Ishte e skeptikëve dhe kritikëve. Ideja ime është që të kemi një model evropian me kufij të hapur, në të cilën jeton një shoqëri multietnike dhe e integruar”, tha ai

Thaçi foli edhe për krijimin e ushtrisë. Ai tha se kjo është e drejtë e Kosovës si një shtet sovran dhe i pavarur si dhe është e nevojshme për aspiratat e vendit për anëtarësim në NATO.

Presidenti u ndal edhe te ndikimi që do kishte njohja e Spanjës në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Së pari do të doja të falënderoja qeverinë dhe popullin spanjoll për solidaritetin e dëshmuar në kohë të krizës dhe spastrimit etnik. Spanja ka qenë pjesë e bombardimeve të NATO-s dhe është pjesë e KFOR-it, që ka vendosur paqen në Kosovë. Spanja nuk është Serbi, dhe nuk qeveriset nga Slobodan Milosevici. Dhe as Katalonia nuk është Kosovë”, tha kreu i shtetit kosovar.

Të fundit