Flash News

KRYESORE

Thaçi në Samitin e Diasporës: Shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodhë kurrë! Vetëm nëse kalojnë mbi trupin tim

Thaçi në Samitin e Diasporës: Shkëmbimi i territoreve nuk

President ii Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i prerë se shkëmbimi i territoreve të Kosovës nuk do të ndodhë kurrë, pasi sipas tij një akti i tillë është Pazar.

“Nuk do të lejoj në asnjë rrethanë organizimin ndërkombëtar ku partipicon dhe Rusia. Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim  nuk do lejojmë as të qarkullojë me tutje si ideja e një unioni ballkanik pasi është cënim i kombit tonë. Është rikthim pas për kombin tonë. Union i Kosovës është unioni i bashkimit në NATO.

Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe nuk do të lejojmë të bëjëm pazar.Territoret, pa shkelur mbi trupin tim, nuk do t’i cënojë askush as  Trepçen, as Mitroivicën dhe ansjë pjesë të territorit të Kosovës. Për ndarje të Kosovës dhe ekzagjerimin e temave të tilla, ata që flasin janë miq të Millosheviçit”.

Më tej Thaçi u shpreh pro korrigjim të kufijve. “Nga ana tjetër korrigjimi i kufijve, po. Medvegjia, Bujanovci dhe Presheva, por pa u cënuar territori i Kosovës. Jemi në një konflikt të ngrirë që ne duhet ta tejkalojmë bashkë me NATO-n dhe BE-në. Ne duhet të shkojmë drejt një zgjidhje për njohjen e Kosovës nga pesë shtete të BE”, tha më tej Thaçi.

Të fundit