Flash News

KRYESORE

Thaçi paralajmëron se do ta mandatojë Kurtin, edhe nëse nga LVV-ja nuk i vjen emri

Thaçi paralajmëron se do ta mandatojë Kurtin, edhe nëse

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, duket se nuk do të vonojë që t’i japë Albin Kurtit mandatin për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, edhe nëse lideri i Vetëvendosjes nuk e çon emrin te kreu i shtetit. Presidenti u shpreh se ka fakte të mjaftueshme për ta mandatuar Kurtin për kryeministër, sepse ai është nominuar nga partia dhe ka caktuar edhe gjysmën e qeverisë.

“Jam duke menduar se do ta pranojë sepse është një rregull i pashkruar se në momentin kur Kryetari i Partisë së Parë, e ka mandatuar Partia, e ka nominuar më shumë se gjysmën e Qeverisë, në konsultim e sipër edhe në kuptim zyrtar merr nominimin.

E kam nënshkruar nominimin si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Shpresoj se nuk do të kalojë kohë e gjatë dhe z. Kurti të pranojë mandatin. Në rrethana tjera mund ta deklarojë refuzimin”, tha Thaçi, pas takimit me Ëilliam Ëolker.

Thaçi shtoi se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen institucionet. “Prandaj, Kurti duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit.”

Ndërkohë që pavarësisht afrimit mes tyre, LDK dhe LVV ende nuk po e gjejnë marrëveshjen për formimin qeverisë së re.

Të fundit