Flash News

KRYESORE

Thaçi shpall zgjedhje në veri të Mitrovicës, Haradinaj: Ftoj qytetarët të votojnë masivisht

Thaçi shpall zgjedhje në veri të Mitrovicës, Haradinaj:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme në Komunat e Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, dhe Mitrovicë e Veriut.

Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili kërkon që qytetarët e këtyre komunave të dalin në këto zgjedhje dhe të votojnë kandidatët më të mirë.

“Pas vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, për shpalljen e zgjedhjeve në Komunat e Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, dhe Mitrovicë e Veriut, ftoj subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 19 Majit 2019, ta shfrytësojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, duke marrë pjesë në këto zgjedhje.

Gjithashtu ftoj qytetarët e këtyre Komunave për të dalë në këto zgjedhje dhe të votojnë kandidatët më të mirë, që do të punojnë në të mirën e qytetarëve të këtyre komunave.

Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Të fundit