Flash News

KRYESORE

Thaçi takohet me Kitaroviç në OKB, por presidenca e Kosovës fsheh kërkesën e prerë të Kroacisë

Thaçi takohet me Kitaroviç në OKB, por presidenca e

Presidenca e Kosovës ka njoftuar sot për takimin që Hashim Thaçi ka zhvilluar me homologen kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Në njoftim thuhet se Thaçi dhe Kitaroviç kanë bashkëbiseduar për thellimin e marrëdhënie bilaterale, rritjen e shkëmbimit tregtar si dhe mbështetjen për integrimet euroatlantike të Kosovës.

“Për ne, Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, si dhe si një ndër aktorët kryesorë rajonalë është partnere e Kosovës në shërbim të forcimit të stabilitetit dhe paqes në rajon. Ne ndajmë pikëpamje të përbashkëta mbi zhvillimet në rajon dhe kemi një partneritet tradicional”, ka theksuar Thaçi.

Por sipas asaj që raportojnë mediat në Prishtinë, presidenca kosovare ka fshehur kërkesën e prerë që presidentja Kitaroviç i ka bërë Thaçit sa i përket ndryshimit të kufijve.

Në takim Kitaroviç raporthet  t’i ketë kujtuar Thaçit “parimin e Komisionit të Badinterit që kufijtë në territorin e ish-Jugosllavisë duhet të mbesin të gdhendur në gurë”.

Të fundit