Flash News

KRYESORE

Thaçi takon në Bruksel komisionerin Hahn: Kosova i ka përmbushur kriteret për lëvizjen e lirë në BE

Thaçi takon në Bruksel komisionerin Hahn: Kosova i ka

Presidenti i Kosovës jep lajmin e mirë nga Brukseli se pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi dy ditë më parë në Kuvend, vendi tashmë ka më shumë shanse për liberalizimin e vizave me BE.

Gjatë takimit me komisionerin e BE, Johannes Hahn, Thaçi tha se është radha që Bashkimi Evropian t’i përfundojë procedurat që lëvizja e lirë e qytetarëve të ndodhë sa më shpejt që është e mundur.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Sapo përfundova takimin me Komisionerin Hahn në Bruksel. Ishte një takim shumë produktiv. Institucionet e Kosovës, pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, i kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Tani është radha që Bashkimi Evropian t’i përfundojë procedurat që lëvizja e lirë e qytetarëve të ndodhë sa më shpejt që është e mundur. Kosova do të vazhdojë përkushtimin edhe më të lartë për rend dhe ligj dhe reforma të gjithëmbarshme. Komisioneri Hahn u zotua se do të përmbushin procedurat e nevojshme në kuadër të institucioneve të BE-së. Ishte konstatim i përbashkët se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ishte jo vetëm përmbushje e kushtit për liberalizim të vizave, por edhe një hap i rëndësishëm strategjik për fuqizimin e paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon”, shkruan Thaçi në një postim në rrjetet sociale.

 

Të fundit