Flash News

KRYESORE

Thaçi thirrje partive: Lini mënjanë interesat politike, Kosova ka shumë sfida përpara

Thaçi thirrje partive: Lini mënjanë interesat politike, Kosova

Presidenti Hashim Thaçi pas konstituimit të parlamentit kosovar u bëri thirrje partive politike që të lënë mënjanë përplasjet dhe të bashkëpunojnë për të formuar qeverinë e re, pasi vendi ka sfida të shumta përpara.

“I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre.

Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës.”, shkroi Thaçi në Facebook.

Të fundit