Flash News

E-TJERA

Thaçi zbardh detaje nga biseda me Putin: Më tha se nuk mund të jemi më serbë se Serbia

Thaçi zbardh detaje nga biseda me Putin: Më tha se nuk mund të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për pozicionin e Rusië në negociatat që po vazhdojnë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka zbuluar se gjatë takimit në Paris me Putin, ai i ka pohuar se mbështet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe se shteti i tij nuk do të vendosë veton për anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Nuk mund të flasë në emër të Rusisë dhe as të presidentit të tyre, Vladimir Putin, por mund ta ritheksojë atë që unë kam biseduar në një takim të shkurtër në Paris, me presidentin [Vladimir] Putin”.

“Në pyetjen time se në rast se arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë cili do të jetë pozicioni juaj dhe i Rusisë, ai më ka deklaruar shumë qartë se do të jetë një rol mbështetës i tij dhe i Rusisë për arritjen e marrëveshjes eventuale Kosovë-Serbi”.

“Unë e kam pyetur se a mund ta publikojë një gjë të tillë dhe më tha ‘okej’. Pas dy ditësh, zëdhënësi i Kremlinit e ka deklaruar të njëjtën gjë”.

“Në pyetjen time të dytë se çfarë nëse arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë atëherë cili do të jetë pozicioni i Rusisë në Këshill të Sigurimit, sa i përket çështjes së vetos, më tha se nuk mund të sillemi më serbë se sa vet Serbia”.

“Nëse e respektojnë deri në fund, është një pozicion më reflektues se sa që ka qenë ai më herët, bllokues, i vitit 2007 për dokumentin e presidentit Ahtissari dhe më kreativ. Se sa do ta respektojnë deri në fund nuk mund t’i japë as zotim dhe as shpresë as askujt”.

Megjithate, Thaçi ka shtuar se Rusia nuk mund të jetë e përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Të fundit