Flash News

KRYESORE

Tharja e lëkurës pas larjes së shpeshtë të duarve, a sugjerohet përdorimi i kremrave apo rikontaminon me patogjenë

Tharja e lëkurës pas larjes së shpeshtë të duarve, a

Larja e shpeshtë dhe e përsëritur e duarve bën që lëkura të çahet dhe të plasaritet. Për shkak të koronavirusit, shtete të ndryshme po behën “kombe të larjes së duarve”. Shumë prej nesh po përtojnë dha atë që quhet “plasaritja e duarve” nga larja e shpeshtë e tyre me ujë të nxehtë dhe sapun dhe nga përdorimi i rregullt i higjenigjuesve për duar me bazë alkooli.

Por a është në rregull përdorimi i kremrave për duart pasi i keni larë ato? Apo i rikontaminon duart me patogjene? “The Guardian” ka sjellë dy këshilla nga profesionistë të fushës.

“Nuk ka asnjë problem në përdorimin e kremrave për duart”, - është shprehur Dr. Lindsay Broadbent  nga Universiteti i Belfast.

“Për sa kohë që i keni tharë duart pasi i keni larë, mund ta aplikoni kremin mbi duar.” Ajo këshillon njerëzit  që të kihet kujdes për të qenë të sigurtë. Pra mos të ndani kremin apo diçka tjetër me të tjerët: “Në përgjithësi, mirë është të mos i ndani me të tjerët, sepse nuk e dini nëse dikush tjetër i ka larë apo jo duart përpara se të prekë kutinë e kremit”.

Kur aplikoni kremin, hidheni në pjesën e prapme të dorës pa prekur grykën.

“Koronavirusi nuk mund të mbijetojë për një kohë të gjatë në kremin e duarve, por është mirë për higjienën tuaj të mos e prekni grykën pasi bakteret dhe kërpudhat teknikisht mund të mbijetojnë aty”, thotë Briadbent.

Dr Stephen Griffin,  hulumtues i grupit antiviral dhe onkologjik në Universitetin Leeds, gjithashtu sqaron se kremi i duarve është një ide e mirë, sepse mund të jeni më të prekshëm nga infeksionet nëse lëkura juaj është plasaritur ose rrjedh gjak. "Pengesa juaj e parë për çdo mikrob është lëkura juaj," shprehet ai.  (Ai  tregon se rreziku për të kapur një infeksion përmes duarve  është akoma shumë i ulët, edhe nëse ato janë të përgjakura.)

Griffin dhe Broadbent i lajnë duart rregullisht për shkak të punës dhe përdorin shpesh krem duarsh. "Unë marr  legen për larjen e duarve në laborator," thotë me shaka Griffin.

Të fundit