Flash News

KRYESORE

‘Thashë se askujt s’do t’i punojmë pas shpine dhe ashtu mbeti’, fjalët e para të Vjosa Osmanit pas shkarkimit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të  LDK për ta shkarkuar nga pozitat udhëheqëse të kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkraun se u përjashtua për një sërë arsyesh, e më e rëndësishmja se doli hapur kundër korrupsionit e padrejtësive.

“Po përjashtohem e diferencohem sepse: Thashë kurrë me të korruptuarit, dhe ashtu mbeti; Thashë do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e jo mendësinë e vjetër në pushtet, dhe ashtu mbeti; Thashë se nuk do ta përkrahë asnjë tregtar të kufijve e të sovranitetit, dhe ashtu mbeti. Thashë për Kosovën do të kërkojmë barazi nëpërmjet reciprocitetit, dhe ashtu mbeti; Thashë se askujt nuk do t’i punojmë pas shpine, dhe ashtu mbeti”, tha Osmani.

Osmani pati edhe një mesazh për ata që votuan për shkarkimin e saj.

“I falenderoj 53 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që nuk u bënë pjesë e këtij diferencimi politik. Ndërsa për diferencuesit e sotëm, shihemi në garën zgjedhore së shpejti. E aty do ta shohim  se kush do të fitojë kur të dalim para qytetarëve”, shkruan ajo.

Të fundit