Flash News

KRYESORE

"Thashethemet brenda partisë kishin filluar", Shahini zbulon çfarë ndodhi në PS; A do t'i bashkohet ajo Vetëvendosjes?

"Thashethemet brenda partisë kishin filluar", Shahini zbulon

Ish-ministrja tashmë e Arsimit, Besa Shahini, ka treguar se çfarë “fshihej” pas shkarkimit të saj. Në një intervistë për “Open” në Top Channel, Shahini ka treguar se ishte e nevojshme bërja publike e vendimit të saj për t’ë lënë mandatin në mënyrë që partia të përgatitej për punën që do ketë ministrja e re.

“Duhej ditur kush do ishte në garë, dhe prandaj e thashë që tani, se kishin filluar thashethemet brenda PS. Paralajmërova që tani që pastaj partia të vendoste se kujt do i japi stafetën dhe si do organizonin punën në ministri. Pasi është përgjegjësi e madhe.

“Unë e kasha të pamundur të vazhdoja dhe për 4 vite të tjera për mënyrën si po jetojmë. Edhe pse kemi bashkëpunuar me Kosovën, integrimi mes dy vendeve nuk ka ndodhur. Jemi akoma të ndarë. Dhe duke qenë se kam familjen atje duhet t’i qëndroja pranë”, tregoi ish-ministrja Shahini.

Si një ish-aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, e pyetur nëse do t’i bashkohet kësaj force politike pas largimit nga Shqipëria, Shahini përgjigjet se kjo nuk ka për të ndodhur.

‘Po, kam mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje. Ka qenë një organizatë që ka artikuluar një të majtë të re dhe që ka artikuluar për Bashkimin Kombëtar. Por kur neve na erdhi oferta, VV ka bërë çdo gjë që në të mos vinin në politikë në Shqipëri.

Kur erdhi në qeveri hoqi dorë nga artikulimi i bashkimit kombëtar. Kjo më ka bërë skeptike për artikulimin e tyre për bashkim. Unë e di që nuk bëhet bashkimi me një marrëveshje, por kur heq dorë nga artikulimi atëherë nuk ndodh kurrë’, tha Shahini.

Të fundit