Flash News

KRYESORE

Thatësira, Tirana furnizohet vetëm nga 30 autobote të UKT

Thatësira, Tirana furnizohet vetëm nga 30 autobote të UKT

Tirana prej ditësh është në gjendje emergjente përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Kjo situatë e vështirë për banorët e kryeqytetit po përballohet nga Ujësjellës Kanalizimi Tiranë dhe Bashkia e qytetit. Gjithçka fillon në këtë stacion pompimi ku 30 autobote të ujësjellës kanalizimeve furnizohen pa ndërprerje për të mbushur më pas depozitat e pallateve ku ka kufizime dhe ndërprerje të ujit. Këto pamje i përkasin zonës së Ybzerisht, një nga lagjet me një problematikë të mbartur përsa i takon kufizimeve me ujë të pijshëm.

Drejtori i operacional i ujësjellës-kanalizime Durim Mustafai tha se kjo gjendje gatishmërie ka gjetur mbështetjen e institucioneve të tjera si shërbim zjarrëfikës dhe mbështetet me llogjistikë dhe forcat e armatosura.

Mustafai: Në zonë kemi rreth 25 deri 30 autobote, të cilat bëjnë furnizimin e depozitave të pallateve. Përgjithësisht situata është nën kontroll.

Gazetarja: Operoni gjatë ditës, operoni gjithashtu edhe gjatë natës?

Mustafai: Atëherë puna është 24 orë, në varësi të kërkesave që kanë administratorët dhe pallatet. Jemi përpjekur që në cdo moment që të kenë nevojë apo na kanë thirrur ne, kemi qenë të gatshëm.

Por a është i garantuar uji i atuobotëve?

Mustafai: Sigurisht që është uji brenda parametrave të përcaktuara. Është ujë që merret nga stacionet e furnizimit me ujë të Ujësjellësit. Është ujë që vjen në rubinetat e shtëpive apo apartamenteve që furnizohen me rrjet.

Një rol të rëndësishëm për përballimin e kësaj situate kanë dhe administratorët e pallateve. Ata duhet të informojnë dhe të kërkojnë ndërhyrjen e UKT sa herë ka situata ku kufizimet ndodhin për orë me rradhë apo ka ndërpreje të ujit të pijshëm. Paralelisht me këtë ndërhyrje, task forca e cila vazhdon punën në terren për të lokalizuar pallate dhe banesa për të shkëputur lidhjet e paligjshme.

“Ora news”

Të fundit