Flash News

KRYESORE

The Economist e quan Shqipërinë vend në kaos. A mund të përsëritet ’97?

The Economist e quan Shqipërinë vend në kaos. A mund të

“Politika kaotike e bën Shqipërinë të duket gjithnjë e më papërgatitur për t’iu bashkuar BE-së”, shkruan revista britanike The Economist duke trajtuar krizën politike në vend si dhe perspektivat e antarësimit të vendit në klubin europian. The Economist flet edhe për pingpongun juridiko-politik me presidentin Meta që ka anuluar zgjedhjet dhe kryeministrin Rama që është i vendosur t’i mbajë ato më 30 qershor. “Z. Basha priste që protestat dhe bojkoti i tij të gjenin mbështetje ndërkombëtare, por nuk ia doli”, shkruan The Economist.

Revista sqaron se nëse zgjedhjet mbahen partia e Bashës do të humbë punën dhe patronazhin që vjen me pushtetin lokal. Një përmendje speciale i bëhet edhe vitit 1997 dhe detyrimit të, asokohe Presidentit Berisha, që të jepte dorëheqjen. Sipas The Economist demokracia në Shqipëri ka mjaftueshëm rrënjë që kjo mos të ndodhë sërish, por politika në Shqipëri është një punë e ndyrë. Partitë kryesore janë të lidhura me klanet në foma nga jo më higjenkiet, thekson shkrimi i revistës britanike.

Të fundit