Flash News

KRYESORE

‘The Ekonomist’ publikon raportin për kartelet e drogës, rendit Shqipërinë të parën në botë: Vend tranzit për kokainën afgane

‘The Ekonomist’ publikon raportin për kartelet e drogës,

‘The Ekonomist’, një nga mediat më prestigjioze ka publikuar një video-reportazhi për vendet që konsumojnë më shumë lëndë narkotike në botë.

Të titulluar “Pse kartelet e drogës po fitojnë”, në këtë material përmendet edhe Shqipëria, të cilën e rendit si vendin e parë në botë për konsumimin e kokainës, në raport me popullsinë.

“Lufta me kartelet e drogës po na çon në një krizë të re. 320 bilion dollarë ilegalë grumbullohen në vit nga droga. Janë 18 milion njerëz në botë që konsumojnë kokainë. Britania, Australia, Spanja dhe SHBA janë konsumuesit më të mëdhenj në botë të kokainës. Por në raport me popullsinë Shqipëria mban vendin e parë, me 2.5 %. Kjo pasi Shqipëria është një vend tranzit për kokainën afgane”, thuhet në raportin e ‘The Ekonomist’.

Të fundit