Flash News

KRYESORE

‘The Independent’ e cilësoi Gjirokastrën një makth, Kumbaro reagon përmes ish-gruas së Ramës: Nga inati aty do shkojmë

Media prestigjioze britanike “The Independent’ i dedikoi një artikull qytetit të Gjirokastrës në kulmin e sezonit, duke e cilësuar atë një makth për turistët e huaj.

“... mos shkoni në Gjirokastër. Askush nuk flet anglisht, si fillim. Me gjasë do të duhet të kaloni disa orë ulur në plazh me një vakt 10 herë më të lirë se ai që keni konsumuar në Korfuz atë mëngjes, ose duke ngrënë përbri të njëjtët det (Jon) kristal të pastër para se të mund të zbuloni se si të mbërrini në destinacionin tuaj të ardhshëm”, thuhet ndër të tjera në shkrim.

Por, ky artikull ka shkaktuar reagime të shumta në Shqipëri. Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro reagon përmes një statusi në rrjetet sociale, por teksa i referohet qëndrimit të aktivistes Delina Fico, e njohur si bashkëshortja e ministrit Blendi Çuçi dhe ish-partnerja e kryeministrit Edi Rama.

Reagimi:

Nga inati aty do shkojme

Madje te rezervojme shpejt se ndonese 30-fishuar ofertat hoteliere, prape s’gjen vende.

Me shpjegim te dobishem nga Delina Fico:

Fatkeqesisht, gazetat qe kane perkthyer dhe botuar kete artikull, nuk e kane kuptuar (ose, nese e kane kuptuar, nuk ia kane bere kete te qarte lexuesve) tonin ironik te stilit anglez, i cili ironizon jo Gjirokastren, por ate pjese te turisteve angleze qe jane dembele ose e duan çdo gje te gatshme (kush ka nevoje per analize teksti nga kjo perspektive, mund t’jua ofroj me kenaqesi). Artikulli i ben nje reklame shume te mire asaj qe eshte e veçante ne Gjirokaster dhe eshte nje ftese per ata turiste qe nuk presin qe kushdo ne bote te flase anglisht, e qe nuk pertojne per t’ju ngjitur se perpjetes per te pare nje kala e keshtu me rradhe.

The Independent reklamon Gjirokastrën: Mos shkoni atje; pse do të hash një drekë 10 herë më të lirë se në Korfuz?

Të fundit