Flash News

KRYESORE

"The Special One" Mourinho akuzon UEFA-n: Janë të padrejtë!

"The Special One" Mourinho akuzon UEFA-n: Janë të

Trajneri Jose Mourinho fitoi 2-1 në transfertë ndeshjen kundër Wolves. Një fitore e madhe që afron "Spursat" me Champions Leaguen. "The Special One" foli në lidhje me ecurinë e skuadrës kundërshtare, por akuzoi dhe UEFA-n për kalimin e ekipeve nga Champions League në Europa League.

"Mendoj se Wolves është së bashku me ne, Chelsean, Arsenalin dhe Manchester United duke luftuar për 6 vendet e para dhe duke ndjerë aromën e 4 vendeve të para. Mendoj se Europa League është një kompeticion i padrejtë, pasi humbësit e Champions League për mendimin tim duhet të kthehen në shtëpi.

"Ata nuk kanë pse kalojnë në Europa League. Wolves mund të gjejë aty ekipe të forta si Inter apo Ajax, por mendoj që me mentalitetin që kanë mund të mposhtin çdo ekip brenda dhe jashtë fushe", - tha numri një i Tottenham që arriti të merrte një fitore mjaft të rëndësishme në ndeshjen e djeshme.

Të fundit