Flash News

KRYESORE

‘The Sun’ artikull trafikantëve shqiptarë: Të paturpshëm, milionat e fituara nga kokaina në rrjetet sociale

‘The Sun’ artikull trafikantëve shqiptarë: Të

Tabloidi i njohur “Thë Sun” i ka dedikuar një artikull grupeve kriminale shqipatare, të përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas të përditshmes britanike, shqiptarët jo vetëm që merren me trafik kokaine, por i publikojnë fitimet e tyre prej milionash edhe në rrjetet sociale.

“Të paturpshëm mbi të gjitha me një guxim të madh shuma të mëdha parash të fituara nga shitja e kokainës ata i nxjerrin në rrjetet sociale” shkruan The Sun.

Siç edhe duken nga këto foto, shqiptarët trafikantë publikojnë mijëra paund në makinat e anëtarëve të një grupi kriminal.

Sipas gazetës, bëhet për fjalë për një grup të quajtur Hellbanianz të cilët operojnë në zonën Barking në lindje të Londrës.

 

Të fundit