Flash News

KRYESORE

 “The Sun” profil për Eugent Bushpepën: A do e çojë fitoren në shtëpi finalisti i Eurovisionit?

 “The Sun” profil për Eugent Bushpepën: A do e

Eugent Bushpepa triumfoi mbrëmjen e djeshme në gjysmëfinalen e Eurovision me këngën “Mall”. Performanca e tij e shkëlqyer ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat kanë shkruar për Eugentin.

Është “The Sun”, e cila në një artikull të saj mbrëmjen e djeshme, pas kualifikimit të Bushpepës në finale, i ka bërë një profil këngëtarit shqiptar.

Artikulli nis, Shqipëria mban shpresat tek Eugent Bushpepa, por a do mundet të sjellë fitoren në shtëpi? Këngëtari u zgjodh nga një juri profesionale për të konkurruar në Lisbonë. Kush është Eugent Bushpepa dhe cili është background-i i tij?”

EugentBushpepa, i njohur ndryshe si Genti, ka lindur në Rrëshen më 2 korrik të vitit 1984. Ai ka filluar të këndojë që në moshë të vogël dhe me qëllim që të përmbushte ëndrrën e tij, në vitin 2006 ai iu bashkua talk-showt të Top Channel si këngëtar.

Që atëherë ai u bë pjesë e skenës së muzikës shqiptare. Dalëngadalë ai u bë një nga këngëtarët më të njohur të vendit dhe performoi me grupe si Deep Purple, Guns N' Roses apo Ron Thal.

Edhe pse u fut në treg që në 2006, Eugenti nuk mundi të realizonte një album të plotë, por gjithsesi kishte realizuar një numër të konsiderueshëm këngësh.

Si u zgjodh Eugent Bushpepa të përfaqësonte Shqipërinë? Ai konkuroi në edicionin e 56-të të Festivalit të Këngës, event i cili zgjat rreth tre netë. Viti 2018 shënoi të 15-tën herë që komepeticioni përzgjidhte këngëtarin që do të përfaqësonte Shqipërinë në finalen e Eurovizionit.

Këngëtari u zgjodh nga një juri profesionale, duke numëruar sukseset dhe performancate tij të shkëlqyera.

Çfarë kënge përfaqëson Eugent Bushpepa në Eurovizion 2018?

Eugent Bushpepa do të këndojë një këngë e cila është shkruar posaçërisht për Eurovisionin dhe është e njëjta që ai këndoi edhe në Festivalin e Këngës. Kënga titullohet “Mall” dhe teksti është shkruar nga vetë Eugenti. Ajo do të këndohet në gjuhën e tij, pra në shqip.

 Kur i është bashkuar Shqipëria Eurovizionit dhe a kanë fituar ndonjëherë?

Shqipëria ka marrë pjesë në Eurovision 14 herë, që nga viti 2004 dhe pjesëmarrësit ishin përgatitur nga juria e Radio Televizionit Shqiptar. Renditja më e lartë e Shqipërisë në Eurovizion ishte ajo e vitit 2012 me këngëtaren Rona Nishliu me këngën e saj “Suus”.

Ndërsa rezultati më u ulët ishte a ii vitit 2007, ku u renditën në vendin e 17-të në gjysmëfinale./Politiko.al/

Artikulli origjinal në “The Sun”

Të fundit