Flash News

KRYESORE

‘The Washington Times’ sulmon sërish qeverinë Rama: Vettingu po i jep fuqi absolute

‘The Washington Times’ sulmon sërish qeverinë Rama:

‘The Washington Times’ka sulmuar sërish qeverinë Rama në një shkrim i cili fokusohet në ecurinë e sistemit të drejtësisë, konkretisht në procesin e vettingut për gjyqtarët e prokuroret.  Sipas ‘The Washington Times’ procesi i reformës në Shqipëri në të vërtetë ka lënë Shqipërinë pa gjykata, ku kryeministri Rama gëzon fuqi absolute, duke vendosur pas gjithë kësaj George Soros.

“Procesi i vettingut është përdorur gjithashtu për të zhdukur kundërshtarët politikë nga çdo rol në të gjitha pushtetet, duke ruajtur fuqinë absolute të z. Rama,”- thuhet në shkrim.

Artikulli vazhdon më tej duke theksuar se Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, duke u zhvendosur në krye të listave të prodhimit të marijuanës që trafikohet në Itali dhe në pjesën tjetër të Europës:

“Gjithashtu, Shqipëria është duke u bërë një pikë trafikimi dhe një portë për në Europë për drogat e forta që vijnë nga Amerika e Jugut dhe Azia Qendrore. Kritikët thonë se ligjet e miratuara në parlament, që nuk janë subjekt i shqyrtimit të një Gjykate Kushtetuese, pasi është jofunksionale, po ndihmojnë në pastrimin e parave të kësaj tregtie droge.”

Edhe një ditë më parë, “The Washington Times’  publikoi një artikull ku shkruante se “Lu ndiqte një axhendë në Shqipëri, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë”.

Të fundit