Flash News

KRYESORE

Thellohen mosmarrëveshjet Gjici-Kodheli në Kukës. Taulant Balla paralajmëron zgjedhje të reja

Thellohen mosmarrëveshjet Gjici-Kodheli në Kukës. Taulant Balla

Dega e PS-së, në Kukës nuk po gjen qetësi, pas vendimit të mbështetësve të Safet Gjicit për largimin e Mimi Kodhelit, e cila ishte e të deleguar në këtë qark dhe zëvendësimin e saj me ish-kandidatin për deputet.

Nga anat tjetër, për mbështetësit e Kodhelit emërimi i Gjicit në këtë pozicion bie kundërshtim me statutin e PS-së, ndërsa theksojnë se Gjici nuk përfaqëson interesat e socialisteve të Kukësit, as të votuesve të PS-së në Kukës.

Lidhur me këto ngjarje ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili njoftoi se në degën e Kukësit në muajin maj do të mbahen zgjedhje të reja . “Pasi u njohëm me auditin në Kukës do të fillojmë dhe njëherë nga fillimi. Nga sot deri në maj do të bëhen zgjedhje të reja për të pasur një asamble të rë në Kukës. Do krijojmë një Asamble të re socialiste në Kukës pasi u vërejtën mangësi sa i takon barazisë gjinore etj. Partia më e madhe e shqiptarëve duhet të jetë e struktuar edhe në një qark apo bashki, rezultati i PS në bashkinë Kukës ka qenë një rezultat shumë i mirë”, pohoi Balla, pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Të fundit