Flash News

KRYESORE

Thellohet përçarja në Prishtinë, Thaçi kërcënon Haradinajn me shkarkim: Ata që nuk vetëkorrigjohen, ndërrohen shpejt

Thellohet përçarja në Prishtinë, Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka kërcënuar sot për herë të parë kryeministrin Ramush Haradinaj me shkarkim nga detyra, nëse nuk vetëkorrigjohet sa i përket qëndrimeve që ka mbajtur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“I shpreh ngushëllimet e mia për këtë ide të (ndryshimit ) kufijve, pasi mendoj se ka vdekur, dhe njëkohësisht edhe përgëzime.” Ishte kjo deklarata e Haradinajt që nuk është pritur aspak mirë nga Thaçi.

Thaçi i kujtoi Haradinajt se është Presidenca udhëheqëse e dialogut me Serbinë, dhe nga kryeministri kërkoi të korrigjojë deklaratat për këtë çështje.

“Është deklaratë interesante edhe nga ana e kryeministrit. Kjo tregon që ose është në humor të mirë ose është tepër komod në karrigen e vet. Por të them të drejtën unë kam pritur nga kryeministri që të jetë më racional dhe i përgjegjshëm në deklaratat e tij lidhur me dialogun.  Një kryeministër serioz nuk flet çdo ditë për luftëra dhe tragjedi, por zhvillon prioritetet dhe angazhimet për reforma. Unë jam duke i udhëhequr negociatat me Serbinë e jo kryeministri.  Kërkoj nga të gjithë edhe nga kryeministri një qasje shumë më të mençur dhe të shkathtë në këtë proces.  Jam i sigur që kryeministri ka nevojë të i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij për dialogun.  Pa dialogun nuk ka të ardhme euroatlantike për Kosovën”, u shpreh Thaçi në një dalje për mediat.

Thaçi foli edhe për mundësinë zëvendësimit të zyrtarëve të lartë: “Të gjithë e dimë se pozitat tona nuk janë të përhershme dhe se presidentët e kryeministrat mund të ndërrohen, shkojnë e vijnë të tjerë, e sidomos mund të ndërrohen shpejt ata që nuk korrigjohen.”

Ramush Haradinaj u bë kryeministër i Kosovës falë koalicionit me PDK-në që dikur drejtohej nga Thaçi, si dhe prej mbështetjes të disa partive të tjera. AAK-ja që drejtohet nga Haradinaj është parti e katërt në Kuvend.

Ish-kryeministri grek promovon një konflikt shqiptaro-maqedonas: Shqiptarët e votuan marrëveshjen sepse lehtëson “Shqipërinë e madhe”

Të fundit