Flash News

KRYESORE

Thellohet skandali/ Aktori i njohur, “festë të egër” në super-jaht me 11 djelmosha

Thellohet skandali/ Aktori i njohur, “festë të egër”

Një jaht i marrë me qira për 50 mijë sterlina, 11 të ftuar në bord, të gjithë djelmosha, mes të cilëve dy masazhatorë.

Dhe pagesa për të heshtur.

Dalin detaje të reja për Kevin Spacey, kësaj here në lidhje me një fund-javë, të cilën gazeta britanike “The Sun” e ka cilësuar “festë e egër”, me brigjet e Amalfit në sfond, ku u zhvilluan disa xhirime të Gore, filmit për shkrimtarin Gore Vidal.

Autori i shkrimit të The Sun, Nick Pisa, tregon se aktori përfitoi nga një pushim gjatë xhirimeve të filmit dhe kaloi dy ditë në det me anijen super luksoze, Highlander, ku më parë kishte lundruar edhe Princi Karl i Anglisë. Ajo ka shtatë kabina, helikopter, solar dhe vaske me hidromasazh. Një super-yacht për t’u relaksuar në privatësi të plotë.

Të fundit