Flash News

KRYESORE

"Thellohet skandali kurruptiv i Unazës së Re", LSI: 8 milionë euro kredi, për të shembur shtëpitë pranë Lanës

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, gjatë një deklarate për mediat akuzoi kryeministrin Rama se kërkon të kalojë në parlament një kontratë në rehabilitimin e shtratit të Lumit Lana, me paratë që vijnë nga taksat e shqiptarëve.

Braimllari thekson se për këtë projekt do të shpenzohen "rreth 25 milionë euro të tjera nga të cilat 8 milionë do të merren kredi për të shembur shtëpitë e banorëve të Unazës së Rë që shtrihen pranë lumit Lana me synim zgjerimin e sheshit të ndërtimit për Taulant Ballën."

"Edi Rama pas 40 milionë euro që kërkonte të rrëmbente tek projekti i unazës së re, në kurriz të 1300 familjeve të cilat me mund dhe djersë për 30 vite kanë arritur të ndërtojnë shtëpitë e tyre duke i paguar çdo taksë shtetit shqiptar.

Sot, kërkon të kalojë në parlament një kontratë për grabitjen e radhës në Unazën e Re dhe konkretisht në rehabilitimin e shtratit të Lumit Lana. Edi Rama kërkon të shpenzojë nga taksat e shqiptarëve rreth 25 milionë euro të tjera nga të cilat 8 milionë do të merren kredi për të shembur shtëpitë e banorëve të Unazës së Rë që shtrihen pranë lumit Lana me synim zgjerimin e sheshit të ndërtimit për Taulant Ballën. Edi Rama kërkon të shembë shtëpitë e banorëve të Unazës së Re duke mos i dëmshpërblyer ato, me argumentin se nuk ka para"-tha ndër të tjera Braimllari.

Të fundit