Flash News

KRYESORE

Thellohet skandali me biznesmenin indian, SHISH lejoi të bëhej ‘Konsull Nderi’ i Shqipërisë

Thellohet skandali me biznesmenin indian, SHISH lejoi të bëhej

Thellohet skandali i dhënies së shtetësisë shqiptare dy vëllezërve indianë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Bëhet fjalë për procedurën e ndjekur nga autoritetet shtetërore për dhënien e pëlqimit që njëri nga dy vëllezërit të, Nitin Jayantilal Sandesara të bëhej ‘konsull nderi’ i Shqipërisë në Nigeri.

‘Panorama’ shkruan se Ministria e Jashtme i është drejtuar me një shkresë Shërbimit Informativ Shtetëror.

SHISH pasi kishte shqyrtuar kërkesën në bazë të informacioneve kishte dhënë pëlqimin që Nitin Jayantilal Sandesara të emërohet ‘Konsull Nderi’ i Shqipërisë, duke mos konstatuar asnjë problem në verifikimin e tij, i akuzuar për mashtrim të bankave shtetërore indiane, duke marrë para kredi që kapnin vlerën e 1 miliard dollarëve.

Krahas këtij fakti, sipas gazetës ‘Panorama’, biznesmeni indian nuk u pajis me pasaportë diplomatike nga MPJ. Nga ana tjetër, edhe në shkresat e policisë së Nigerisë thuhet se shtetasi indian është i pastër.

Të fundit