Flash News

KRYESORE

Thellohet skandali me ish-presidentin e Francës, gjykata ngre aktakuzë për Nicolas Sarkozy

Thellohet skandali me ish-presidentin e Francës, gjykata ngre aktakuzë

Duket se telashet sa vijnë e shtohen për ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy. Dy ditë pasi u shoqërua në polici, lidhur me dyshimet e financimit përmes burimeve të paligjshme të fushatës së 2007-ës nga Libia, gjykata franceze tashmë po e heton atë zyrtarisht, duke ngritur një aktakuzë ndaj ish-presidentit.

Sarkozy është vënë zyrtarisht nën hetim lidhur me akuzat se ai ka marrë fonde (50 milionë euro) nga ana e ish-liderit të ndjerë të Libisë, Muamar Gadafit.

Ai po hetohet për financimin e paligjshëm të fushatës, shpërdorimin e fondeve publike libiane dhe korrupsionin pasiv. Ai u lirua të mërkurën pas marrjes në pyetje mbi financimin e fushatës së tij të vitit 2007, ndërsa Sarkozy, i ka mohuar të gjitha akuzat.

Ai thotë se këto akuza vijnë si hakmarrje për vendimin që mori në 2011-ën kur lejoi fluturime luftarake franceze gjatë kryengritjes që përmbysi Gaddafin. Edhe një nga ish ministrat e zotit Sarkozy dhe një aleat i ngushtë, Brice Hortefeux, thuhet gjithashtu se u pyet nga policia të martën.

Pretendimet për financim nga Gadafi erdhën nga një biznesmen francez-libanez, Ziad Takieddine dhe disa ish-zyrtarë të regjimit të Gadafit.

Të fundit