Flash News

KRYESORE

Thellohet tragjedia në Durrës, shkon në dy numri i të vdekurve pas sherrit me thika (Ngjarja)

Thellohet tragjedia në Durrës, shkon në dy numri i të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrushkull të Durrësit, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas sherrit me thika.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pranë një rezervati të zonës, ku palët në konflikt punonin si roje.

Si pasojë e goditjeve me thikë kanë humbur jetën shtetasit Lulzim Qano, rreth 40 vjeç dhe Yzedin Shollari, 60 vjeç,  ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi Eduard Xhaferri., 50 vjeç.

Ngjarja

Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, raportohet se sherri ka nisur nga Qano, që mësohet se vuante nga probleme mendore. Ai është konfliktuar për arsye banale me 50 vjeçarin Xhaferri, që ndodhet i plagosur në spital. Personi tjetër që ka mbetur i vdekur, 60 vjeçari Shollari, ndërhyri për të qetësuar situatën, por ka marrë një goditje me thikë çka rezultoi fatale për të.

Të fundit