Flash News

KRYESORE

Thellohet tragjedia, një ditë pasi vrau gruan për xhelozi, gjendet i mbytur 37-vjeçari në Durrës

Thellohet tragjedia, një ditë pasi vrau gruan për xhelozi,

Vetëm pak orë pasi qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, është gjendur i pajetë edhe 37-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia.

Ardian Kuka 37 vjeç u gjet sot i mbytur në  Sektorin Rinia, Durrës, një ditë pasi qëlloi për vdekje me thikë në zemër të shoqen Hazbije Kuka pas një sherri në familje.

Kjo e fundit ndërroi jetë në spital, pas plagëve të marra, ndërsa autori, shofer i drejtorit të OSHEE në Durrës u largua nga vendngjarja, por u gjet sot i pajetë nga autoritetet policore.

“Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit  është  gjetur i mbytur autori i dyshuar  i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur  ditën e djeshme.

Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur  shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Çifti kishte një djalë 8 vjeç, ndërsa dyshohet se 37-vjeçari vrau gruan për motive xhelozie.

Të fundit