Flash News

KRYESORE

Themelohet "UET PRESS CLUB", iniciativa e nxitjes së mendimit kritik përkrahet nga 25 autorë të letrave shqipe

Themelohet "UET PRESS CLUB", iniciativa e nxitjes së mendimit

Një iniciativë e botimeve UET PRESS ka bërë që te themelohet dhe një grup letrar për të nxitur mendimin kritik. "UET PRESS CLUB" do të jetë një hapësirë kulturore që do të përçojë mendimin letrar në vend dhe i janë bashkuar 25 autor të njohur të letrave shqipe.

Takimi i parë i këtij klubi është zhvilluar ditën e djeshme në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës. Sipas botuesit Henri Çili, kjo iniciativë është e natyrshme, kuadër të iniciativave të tjera me në fokus kulturën dhe letrat shqipe, për të ndarë ide, por dhe për të kontribuuar në jetën letrare e kulturore në vend.

25 autorët që i janë bashkuar këtij klubi janë pjesë e kolonës së botimeve UET PRESS, një ent botues që përgjatë 15 viteve jetë numëron më shumë se 500 tituj librash dhe ka më shumë se 200 autorë.

"Gazeta Liberale" shkruan se filozofia e këtij klubi është jo vetëm të mbështesë botimet UET PRESS, por përmes ideve dhe debateve të iluminojë frymën letrare e mendimin kritik në vend. Përmes diskutimeve dhe temave të ndryshme që do të përfshihen në takimet e radhës së këtij klubi, synohet të ketë një elaborim të mendimit, por dhe thellim në çështje të ndryshme të kulturës në vend. Do të jetë një lloj përfaqësie, e cila do të ndihmojë proceset e kulturës përmes ideve dhe tezave që gjithnjë kanë qenë domen i njerëzve të letrave.

Të fundit