Flash News

KRYESORE

Themeluesi i ‘Air Albania’ lë pa rroga lojtarët e Flamurtarit: Nuk pranoj ultimatume ‘vdekje fashizmit, liri popullit’

Themeluesi i ‘Air Albania’ lë pa rroga lojtarët e

Si të mos mjaftonin problemet me kompaninë ‘Air Albania’, biznesmeni Sinan Idrizi, që është donatori kryesor i klubit të Flamurtarit po përballet edhe me revoltën e futbollistëve të klubit kuqezi, të cilët kanë tre-katër muaj pa u paguar.

Informacioni është bërë i ditur nga dy sulmuesit, Tomislav Bushiç dhe Danilo Alvesh, të cilët kanë kërkuar nga federata t’i jap zgjidhje problemit.

Vetë Idrizi, në një prononcim për ‘Panorama Sport’, i është shmangur çështjes duke u shprehur se nuk pranon ultimatume nga asnjë lojtar.

“Kam për të dhënë një përgjigje, por nuk kam se kujt t’ia kthej reagimin. Çfarë janë këto ultimatume, data 4… Çfarë janë këto si ‘vdekje fashizmit, liri popullit’. Unë doja të përgjigjesha realisht, por nuk di kujt t’i përgjigjem. Më thoni cili është ai lojtar që ka këto pretendime”, sqaroi Idrizi.

Flamurtari renditet në vendin e gjashtë në Kategorinë Superiore me 28 pikë në 18 ndeshje, ndonëse e filloi kampionatin me pretendime të mëdha.

Të fundit