Flash News

KRYESORE

Themeluesi i ‘Alibaba’: Në fillim, nuk dija asgjë për teknologjinë. Puna ime është të gjej njerëz të zgjuar

Jack Ma është themeluesi i kompanisë gjigante ‘Alibaba’ dhe një prej miliarderëve me më shumë impakt sot në botë. Gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik në Davos, Jack Ma ka pranuar se në fillimet e kompanisë ai nuk dinte asgjë për teknologjinë dhe menaxhimin, por zgjodhi një rrugë që rezultoi me sukses, të gjente njerëz të zgjuar.

Miliarderi kinez theksoi se puna e tij kryesore është të bëjë të mundur që njerëzit e zgjuar të punojnë së bashku, pasi me budallenjtë kjo është shumë e lehtë.

“Në fillim nuk dija asgjë për teknologjinë, nuk dija asgjë për menaxhimin. Çështja është se nuk ke nevojë të dish shumë gjëra, por duhet të gjesh njerëz që janë më të zgjuar se ty. Drejtimi im i parë ishte të gjeja njerëz që kishin njohuri për kompjuterat dhe që ishin më të zgjuar se unë. Për shumë vite, jam përpjekur të gjej njerëz që janë më të zgjuar se unë. Dhe kur gjen shumë njerëz të zgjuar, puna ime është që të garantoj që njerëzit e zgjuar të punojnë së bashku. Nëse njerëzit e zgjuar mund të punojnë së bashku, vizioni është më i lehtë, ata kanë besim. Budallenjtë mund të punojnë lehtësisht me njëri tjetrin, të zgjuarit nuk mund të punojnë së bashku”, deklaroi Jack Ma. 

Të fundit