Flash News

KRYESORE

Themeluesi i PS i bashkohet manifestimit të Metës: Edhe socialistët të dalin në shesh

Themeluesi i PS i bashkohet manifestimit të Metës: Edhe

Ish-deputeti i PS, dhe ndër themeluesit e Partisë u mendon se PS po shkon drejt shkatërrimit, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të kenë shumë arsye për të dalë në Bulevard në 2 mars.

I ftuar në ‘Kjo Javë’ në News 24, Dizdari tha se shqiptarët sot kanë probleme nga më jetiket.

Ai theksoi mes të tjerash se do të jetë në Bulevard për të përkrahur shqetësimet institucionale të Presidentit dhe shtoi se edhe socialistët duhet të jenë pjesëmarrës në tubim.

Unë shkoj në manifest për ato shqetësime që rrëfen presidenti. E theksoj këtë. Kjo që bëj unë është krejt normale. Unë ju garantoj se ka me mijëra të tjerë që e mendojnë këto por se thonë. Ne duhet të besojmë tek vota dhe fjala e vërtetë dhe tek qëndrimi ynë konsekuent. 

Kjo më bën që të them se nëse ka një shqetësim presidenti lidhur me deformimin që i bëhet strukturuarve, formacioneve të institucionit, ky është një konstatim institucional dhe duhet ta dëgjojmë. Duhet të mbajmë qëndrimet tona me vonë, ndaj qëndrimeve që kemi ndaj presidentit. Edhe socialistët duhet të dalin në shesh”, tha Dizdari.

Të fundit