All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Themeluesi i Twitter kërkon falje për fitoren Trump: Pa Twitter nuk do ishte në krye të SHBA

Themeluesi i Twitter kërkon falje për fitoren Trump: Pa Twitter nuk do
All - Paragraf - 1

Bashkëthemeluesi i Twitter, Evan Williams ka kërkuar publikisht falje në një intervistë për Nju Jork Times, për kontributin që mediat sociale mund të kenë dhënë në fitoren elektorale të Donald Trump.

All - Paragraf - 3

“Më vjen keq. Ishte një gjë e shëmtuar, pasi pa Twitter me shumë mundësi ai nuk do ishte bërë president”, tha Uilliams.

Vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë disa javë më parë pranoi se pa ndihmën e Twitter nuk do ishte në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Trump numëron mbi 30 milionë ndjekës në profilin e tij personal dhe kritikohet shpesh për komunikimin përmes Twitterit, duke anashkaluar shpesh mediat tradicionale.

Ndërkohë, duke qëndruar tek mesazhet që presidenti amerikan jep në Twitter vjen edhe një zbulim i “Wall Street Journal”.

Sipas gazetës, këshilltarët më të afërt të Trump i kanë kërkuar atij që të pakësojë përdorimin e kësaj media sociale.

Por këto thirrje të ekipit të presidentit amerikan nuk janë marrë parasysh pasi Trump vazhdon që të përdor Twitterin si mjet kryesor komunikimi.

 

Të fundit