Flash News

KRYESORE

Theresa May akuzon ‘Facebook’ për ndihmë ndaj terroristëve, pedofilëve dhe tregtisë së skllevërve: Ka ardhur koha për ndryshim

Theresa May paralajmëroi se format e reja të teknologjisë po keqpërdoren nga njerëzit me “qëllime keqdashëse,” dhe i bën thirrje firmave të teknologjisë të ndalojnë platformat e tyre për t’u bërë “zgjedhja e parë për pedofilët” dhe terroristët.

“Platformat mund të bëhen shumë shpejtë shtëpia e terroristëve,” tha May, duke shtuar se “asnjëri nuk do të bëhet i njohur si platforma e terroristëve apo si zgjedhja e parë për pedofilët.”

Kryeministria e përdori fjalimin e saj në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, për t’u bërë thirrje investorëve “të vendosin presion” në kompanitë teknologjike në mënyrë që të godasin kriminelët dhe terroristët duke përdorur rrjetet e tyre.

"Këto kompani thjesht nuk mund të qëndrojnë ndërsa platformat e tyre përdoren për të lehtësuar abuzimin e fëmijëve, skllavërinë moderne ose përhapjen e përmbajtjes terroriste dhe ekstremiste,”tha May.

Facebook dhe Twitter zbulojnë më shumë informacion rreth ngacmimit seksual, lajmit të rremë, gjuhës së urrejtjes dhe formave të tjera të abuzimit që ndodhin në platformat e kompanive.

"Investitorët mund të bëjnë një ndryshim të madh. Dhe unë u bëj thirrje atyre ta bëjnë këtë.”

Kryeministra May, u shpreh se kompanitë e mediave sociale kanë një "përgjegjësi" për të përdorur "trurin e tyre më të mirë" për të zhvilluar mënyra të reja për të hequr përmbajtjen ekstremiste nga platformat e tyre.

May citoi hulumtimet e fundit nga Edelman, të cilët zbuluan se 70% e popullsisë britanike besojnë se kompanitë e mediave sociale nuk bëjnë mjaft për të ndaluar materiale të paligjshme dhe ekstreme që ndahen në platformat e tyre.

Nga studimi u vërtetua se një e treta e njerëzve nuk besonte se media sociale ishte një forcë e mirë për shoqërinë.

“Kjo humbje e besimit ka qenë jashtëzakonisht e dëmshme dhe ne kemi përgjegjësi për t'u marrë me të, "tha ajo.

Të tjera nga DAVOS:

Forumi i Davos, Thaçi dhe Vuçiç zhvillojnë takim kokë më kokë: Duhet marrëveshje Kosovë-Serbi

Mesazhi i Kinës për botën nuk ka qenë kurrë më i qartë: Zgjidhni. Ose me ne ose me SHBA

Angela Merkel në Davos: Politika e jashtme e BE-së duhet të unifikohet

Detaje nga takimi Rama-Tsipras, dosja e çështjës çame nuk u hap në tavolinë

Të fundit