Flash News

NDËRKOMBËTARE

Theresa May kërkon bashkim pas nisjes së Brexit: Nuk ka kthim pas

Theresa May kërkon bashkim pas nisjes së Brexit: Nuk ka kthim pas

Kryeministrja britanike, Theresa May u kërkoi sot deputetëve dhe popullit britanik të bashkohen për të marrë marrëveshjen më të mirë të mundshme me Bashkimin Evropian pas fillimit të Brexit duke nënvizuar se nuk kishte kthim pas.

“Tashmë është momenti për ne të bashkohemi dhe të punojmë për një marrëveshje sa më të mirë të mundshme”, theksoi ajo para deputetëve duke shtuar se ky ishte një moment historik dhe nuk mund të kishte tashmë kthim pas.

Theresa May e cilësoi gjithashtu fatin e qytetarëve evropianë që jetojnë në Britaninë e Madhe një prioritet.

“Ne kërkojmë të garantojmë të drejtat e qytetarëve evropianë që jetojnë tashmë në Britaninë e Madhe … sa më shpejt që të mundemi”, theksoi ajo, ndërkohë që kjo çështje është pikasur si një prej pikave të bllokimit para fillimit të negociatave.

“Ky do të jetë një prioritet i menjëhershëm”, theksoi ajo.

May pranoi se do të ketë pasoja, veçanërisht ekonomike për vendin e saj. “Por, ditë më të mira do të vijnë”, shtoi ajo duke i bërë thirrje vendit të mbetet i bashkuar përballë pakënaqësive që priten.

Ajo premtoi gjithashtu se Britania e Madhe synon të mbetet mikja më e mirë e Bashkimit Evropian.

Të fundit