Flash News

KRYESORE

“Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, Presidenti Meta: Vendi me bukuri natyrore e resurse turistike përrallore

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook disa foto nga albumi “Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, i realizuar nga alpinisti Fation Plaku.

Meta fton turistët vendas dhe të huaj ta konsiderojnë albumin si një udhërrëfyes drejt zbulimit të Shqipërisë me bukuri natyrore e resurse turistike përrallore.

“Një Shqipëri me bukuri natyrore e resurse turistike përrallore, e përmbledhur në një album që në çdo faqe zbulon thesare mahnitëse, të fotografuara nga këndvështrimi i një alpinisti dhe eksploratori.

Mos humbisni rastin për të kërkuar albumin e Fation Plakut “Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, një guidë e jashtëzakonshme për turistët vendas dhe të huaj, udhërrëfyes për Shqipërinë që nuk e njihni”, shkruan presidenti Meta në profilin e tij në Facebook.

Të fundit